E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Siria mund të akuzohet për krime kundër njerëzimit

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Amnesty Internacional”, ka publikuar sot një raport ku thuhet se forcat siriane do të mund të akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Kjo organizatë i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për ta çuar rastin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Raporti vjen në kohën, kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal kërkoi nga OKB-ja që të ndërhyjë në Siri, duke thënë se bota nuk duhet të qëndrojë "pasive dhe e pafuqishme" përballë "represionit të egër të armatosur."

Raporti i Amnesty International u bazua në dëshmi të nga refugjatët, që janë strehuar në vendet fqinje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›