E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mund Uruguajin dhe e mbyll e treta

Ndeshja e luajtur në stadiumin që mban emrin e të madhit Nelson Mandela ka qenë interesante ku rezultati është përmbysur dhe ripërmbysyr disa herë. Takimi ka nisur i shpejtë për të dyja skuadrat që janë hedhur që në fillim në kërkim të golit. Djemtë e Joakim Lëvit kanë vënë në provë për minuta të tëra portierin Muslera që nuk i ka lejuar të arrijnë tek goli. Ekipi uruguajan është munduar t'u tregojë dhëmbënt gjemanëve vetëm me disa raste sporadike. Duhej të vinte minuta e 19-të ku Tomas Myler ka arritur të zhbllokojë rezultatin pas një gjuajtje predhë të Shvajnshtajgerit që nuk është pritur mirë nga portieri Muslera.

Pas pësimit të golit ekipi i Uruguaijit fillon të reagojë duke krijuar disa raste por pa rezultat. Në minutat në vijim gjermanët të hedhur të gjithë sulm në kërkim të golit të dytë, lënë shumë hapësira në mbrojtje duke i dhënë mundësi dyshes së sulmit Forlan-Kavani që të rrisin shkallën e rrezikshmërisë para portës së mbrojtur nga But. Uruguaj do të gjente golin e barazimit pas një gabimi personal të mesfushorit Shvajnshtajger ku ka përfituar sulmuesi Kavani, që në minutën e 28-të e ka dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e parë e lojës mbyllet në barazim 1-1. Në fraksionin e dytë të lojës, ku pritej që ekipi i Gjermanisë të gjente edhe një hërë avantazhin, ka ndodhur e kundërta pasi ka qënë Uruguaj që ka përmbysur rezultatin në favor të tij me supergolin e shënuar nga Diego Forlan në minutën e 51-të. Pas shënimit të golit të dytë Uruguaj i ka pasur më të shumta mundësitë për të shënuar por sulmuesit e Tabarezit janë treguar të pasaktë para portës. Jansen do të vendoste barazpeshën në minutën e 56-të me një gol me kokë duke përfituar nga një dalje e gabuar e Muslerës.

Minutat në vijim do të vazhdonin me rezultatin e barabartë 2-2 dhe të krijonin përshtypjen se ndeshja do të shkonte drejt kohës shtesë të 30 minutave, por nuk ka ndodhur kështu. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Ozil dhe një rrëmuje në zonë, ka përfituar mesfushoiri gjerman Sami Kedira që ka shënuar me kokë 8 minuta para përfundimit të takimit golin e tretë dhe të fitores për ekipin gjerman. Fitorja e mbrëmshme i ka mjaftuar tre herë kampionëve për ta mbyllur botërorin afrikan në vendtin e tretë.

Ndersa Uruguaj pas shumë vitësh është rikthyer në majat e futbollit elitar duke zhvilluar një botëror të mirë, duke ka bërë që lojtarët të piten si heronj në vendin e tyre. Të dy skuadrat shpresojnë në një ndalje të sulsuesit spanjoll David Vila në kuotën e 5 golave, për të ndarë në katërsh trofeun e golashënuesit më të mirë të botërorit (Myler-Forlan-Vila dhe Shnaider).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›