E Diel, 1 Nëntor 2026

Luis Fabiano, Milani nuk ka ofertë zyrtare

Sipas drejtuesve të skuadrës të Sevilias deri më sot nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga kuqezinjtë e Milanit. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i klubit andaluzian, Ramon Rodrigez, beri të ditur se asnjë klub nuk është në kërkim të sulmuesit që tashmë ndodhet me pushime në Brazil.

Rodrigez shtoi se pas rikthimit të sulmuesit në Spanjë do të shqyrtohen të gjitha ofertat zyrtare dhe do të përzgjidhet ajo ofertë që do të gjejë edhe pëlqimin e lojtarit .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›