E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kontroll ne Zapod. Rinisin kerkimet per Bleona Maten

KUKS- Rinisin kerkimet ne Zapod te Kukesit per vogelushen Bleona Mata zhdukur pa gjurme qe ne 22 Maj te ketij viti.

Ne zone jane shperndare forca te shumta policie qe po kryejne kontrolle ne bjeshke nderkohe qe prokurore te mberritur nga Tirana po marrin ne pyetje banore te zones.



Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet e cila prej kater muajsh po heton zhdukjen misterioze te 6-vjecares Bleona Mata nga fshati Zapod i Kukesit ka ngritur tre pistat e fundit hetimore te cilat kane mbetur pa u zbardhur. Burimet zyrtare te institucionit te akuzes sqaruan se grupi hetimor i kesaj ceshtjeje nga mesi i kesaj jave do te zbarkoje serish ne Kukes per te kryer nje sere veprimesh procedurale e hetimore ne lidhje me zhdukjen e Bleones pasditen e 22 majit te ketij viti.

Gjate analizes se fakteve dhe provave te grumbulluara ka rezultuar se te gjitha pistat e mundshme te ngritura gjate ketyre kater muajve jane hetuar. Por kane mbetur edhe tre pista pa u sqaruar ajo e krehjes kontrollit te imtesishem te zones kufitare brenda territorit te Kosoves per shkak se mali eshte i dendur dhe ekziston rreziku i minave te pazbuluara. Kjo zone eshte minuar nga autoritetet serbe para dhe gjate luftes ne Kosove.

Pervec kesaj piste gjate diteve ne vazhdim do te zbardhen edhe dyshimet nese Bleona Mata ndodhet te tezja e saj motra e nenes se vajzes qe eshte e martuar ne Maqedoni. Familjaret kane ngritur dyshimet se 6-vjecarja mund te jete marre nga tezja e saj per shkaqe ende te pazbardhura pasi mes dy motrave kishte pasur kontradikta prej kohesh. Gjithashtu pritet qe te merren ne pyetje edhe tre motrat tezet e 6-vjecares bashke me nenen e saj pasi mes tyre ekziston nje mosmarreveshje e hershme familjare- thuhet nga burimet e prokurorise.
U saktesua se keto jane edhe detyrat e lena nga drejtuesit e Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Policise se Shtetit pas analizes se dosjes dhe fakteve te grumbulluara nga hetimi 4-mujor i ceshtjes.

Burimet sqaruan se me zbritjen e hetuesve ne fshatin Zapod te Kukesit pritet te rimerren ne pyetje edhe vajzat halla dhe kusherirat e 6-vjecares qe ne momentin e zhdukjes se Mates ishin se bashku siper shtepive te banimit duke kullotur bagetite.
Ka qene data 22 maj e ketij viti kur gjate pasdites Bleona Mata ka ndjekur nga pas hallen e saj e cila po ngjitej 500 - 600 metra mbi shtepite e banimit se bashku me shoqet per te kullotur bagetite. Sapo ka mberritur te vendi ku ndodheshin vajzat duke kullotur bagetite ajo eshte ulur duke ngrene buke ndersa vajzat jane larguar per ti kthyer bagetite. Kur jane kthyer pas 10 - 15 minutave ato nuk e kane gjetur 6-vjecaren ne vendin ku e kishin lene. Qe nga ajo dite e deri me sot ende nuk dihet per fatin e saj.



Nje muaj nga zhdukja e vajzes Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj u shpreh dje se hetimet do te vazhdojne pa nderprerje per te patur rezultate konkrete. Sipas tij angazhimi i hetuesve me te mire per zbardhjen e rrethanave te zhdukjes se vogelushes 6- vjecare nga Kukesi eshte bere me qellimin per te bere me te miren e mundshme.


Kreu i policise shqiptare foli ne lidhje me zhdukjen e Bleona Mates pas nje takimi te organizuar dje nga Garda e Republikes me rastin e 82- vjetorit te krijimit te saj. Per te bere te mundur gjetjen e vajzes se zhdukur jane angazhuar ekspertet me te mire te vendit. Ekspertet e Policise dhe te Prokurorise jane vendosur ne Kukes per te bere me te miren me te mundshme per te gjetur vajzen e zhdukur Bleona Mata- tha kryepolici Hysni Burgaj.

Bleona Mata u zhduk me 22 maj te ketij viti dhe qe nga kjo date nuk ka asnje gjurme per fatin e saj. Ajo u zhduk ne kohen qe kishte qene duke kullotur bagetite me hallen e saj dhe disa kusherira te tjera. Asnje prej vajzave nuk rezulton te kete dijeni mbi shkakun e zhdukjes se vajzes se vogel. Keto te fundit kane mohuar te kene dijeni mbi zhdukjen e saj pavaresisht disa deklarimeve kontradiktore te tyre ne polici dhe ne prokurori. Sipas deshmive te familjareve te se mitures vajza e vogel ka qene duke kullotur bagetine ne nje lendine rreth 500 metra larg shtepise por nuk eshte pare me qe nga ai moment.


Familja e vajzes pasi vogelushja 6-vjecarje nuk u kthye ne shtepi ka dhene alarmin duke kerkuar ndihmen e policise per gjetjen e saj. Fotoja e saj eshte shperndare ne te gjitha pikat e kalimit kufitar nderkohe qe ne hetimin e zhdukjes jane perfshire edhe policite e vendeve fqinje Kosoves dhe Maqedonise. Bleona Mata 6- vjecare banuese ne Zapod te Kukesit megjithe kerkimet e policise asnje gjurme e saj nuk eshte gjetur.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›