E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania përgatit financime shtesë si masë kundër E. coli.

Ministri i shëndetësisë së Gjermanisë Daniel Bar mblodhi në Frankfurt përfaqësues të të gjithë provincave, për të diskutuar masat kundër epidemisë së provokuar nga Esherishja koli dhe financimin shtesë, si dhe të pranojnë programin për lehtësimin e donacioneve. Në 47 persona ka arritur numri i viktimave vetëm në gjermani, ndërsa llogariten qindra mijëra të infektuar nga ky bakter, dhe sipas ekspertëve ata kanë nevojë për transplant të veshkës. Autoritetet përsëri paralajmërojnë për ruajtje maksimale të higjenës dhe larjen e shpeshtë të duarve. Megjithëse ka një rënie të shkallës së sëmundjes, pas kulmit të saj në fund të majit, institute "Robert Koh" nuk përjashton mundësinë që epidemia të shpërthejë përsëri. Presidenti i institutit federal për vlerësimin e riskut Andreas Hejzel gjithashtu mendon, se rreziku nga infektimi nuk ka kaluar dhe me siguri nuk do të kalojë plotësisht. Fillimisht dyshohej se bakteri esherishia coli u perhap nga trangujt e prodhuar nga Spanja. shumica e të infektuarve janë raportuar në Gjermani, por raste të tilla janë regjistruar edhe Suedi, Danimarkë, Holandë, Britani etj. Qendra Europiane për Kontrollimin dhe Ndalimin e Sëmundjeve, organizatë kjo që merret me monitorimin e sëmundjeve në BE, ka thënë se përhapja e këtij bakteri ndikon më së shumti tek të rriturit, në veçanti femrat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›