E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjermania përgatit ndihmën më të madhe ushtarake për Ukrainën

Gjermania po përgatit një paketë të re të ndihmash ushtarake për Ukrainën që kap vlerën e 2.7 miliardë eurove. Kjo është paketa më e madhe që  Berlini ka parashikuar për Kievin, që nga fillimi I pushtimit rus vitin e shkuar.

“Shpresojmë për një përfundim të shpejtë të kësaj lufte të tmerrshme të Rusisë ndaj popullit ukrainas, por fatkeqësisht fundi nuk duket në horizont.  Prandaj, Gjermania do të dërgojë ndihmën që mundet, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, u shpreh ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. 

Paketa e re e ndihmës do të përfshijë edhe 30 tanke shtesë Lepoard, makina të blinduara të llojit Marder, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë vëzhgues.

Ndërkohë, pas Italisë ku ndodhet këtë të shtunë, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky pritet të shkojë në Berlin. Megjithëse zyrtarët gjermanë ende nuk kanë konfirmuar vizitën e Zelenskyt, raportohet se polica gjermane ka nisur përgatitjet për marrjen e masave për të garantuar sigurinë e tij gjatë vizitës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›