Gjermania pranon dy ish të dyshuar për terrorizëm nga Guantanamo
Gjermania pranon dy ish të dyshuar për terrorizëm nga kampi amerikan i të burgosurve Guantanamo, me origjinw nga Palestina dhe Siria. Ata do të pranohen nga landet Hamburg dhe Rheinland-Pfalz. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere nga partia CDU, në Berlin. Të dy ish të dyshuarit janë klasifikuar ndërkohë si të parrezikshëm. Qeveria amerikane falenderoi Gjermaninë dhe foli për një sinjal të fuqishëm të saj që ndihmon Shtetet e Bashkuara për mbylljen e planifikuar të kampit në Kubë. Kampi i të burgosurve në Guantanmo ishte ngritur në vitin 2002 në Kubë nga SHBA-ja. Atje mbaheshin rreth 780 të burgosur pjesërisht pa procedurë ligjore. Aktualisht në Guantanamo gjenden rreth 180 të burgosur.