E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: Të gjitha vendet e BE-së të njohin Kosovën

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Evropian që të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia e Rumania janë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Në rezolutën e miratuar me 455 vota për, 155 kundër dhe 28 abstenime, ligjvënësit evropianë u fokusuan në veçanti tek Spanja, vendi më i madh në mesin e shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.

Parlamenti "mirëpret qasjen konstruktive ndaj Kosovës të ndjekur nga presidneca spanjolle e BE-së në pjesën e parë të këtij viti,dhe do të mirëpresë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së".

"është kërkesë e qartë për pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të rrisin efikasitetin e mbështetjes sonë", tha Ulrike Lunacek, europarlamentare e të gjelbërve austriakë, e cila ishte dhe autore e propozim-rezolutës.
Europarlamentarët i bënë thirrje Serbisë të ishte pragamtike në çështjen e statusit.

Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë detyruese, por shihen si shprehje e qartë e atmosferës dhe mendimeve që sundojnë në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›