Haradinaj: Hapja e Zyrës së regjistrimit civil në veri hap i ngutur
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbrojtur të enjten deklaratën e tij se qeveria e Kosovës është ngutur të hapë zyrën regjistrimit civil në veri të vendit, duke vlerësuar se këto veprime duhet të bëhen me strategji të saktë dhe pa rrezikuar sigurinë e popullsisë.
Ai tha se këto deklarime nuk mund të cilësohen si antishtetërore. Ndërkaq duke folur për bisedimet e mundshme me Serbinë, pas opinionit të GJND-së, Haradinaj tha se edhe propozimi i tij për tryezën nacionale do të ishte në funksion të studimit më të saktë për bisedime të mundshme me Beogradin.
"Të hysh ne bisedime pa menduar mirë, do të ishte një gabim i madh", tha ai.
Sipas tij, çështja e statusit është e mbyllur, por tërhoqi vërejtjen se me një shtet fqinjë nuk mund të bisedohet për tema të brendshme, siç po pretendohet.