Gjermania refuzon ofertën e presidentit Putin për gaz

Presidenti Putin fajësoi Perëndimin për intensifikimin e krizës globale të energjisë. Por ai tha sot në forumin energjetik të Moskës se rubinetat e gazit mund të hapen për furnizimet ruse në BE, nëpërmjet tubacionit Nord Stream 2.
Pavarësisht deklaratës së Putinit, një rifillim i furnizimit me gaz nuk ka gjasa të ndodhë. Nord Stream 2 u ndërpre për shkak të pushtimit të Ukrainës. Dërgimi i gazit rus në Evropë duke përdorur Nord Stream 1 është ndërprerë për muaj të tërë.
BE-ja ka akuzuar Rusinë për shantazh lidhur me furnizimet me gaz ndaj Perëndimit, akuzë që Kremlini e ka mohuar vazhdimisht. Gjermania hodhi sot poshtë me shpejtësi ofertën e re të Putinit për të dërguar gaz përmes Nord Stream 2. BBC
/rtsh.al/