E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Biden po rivlerëson marrëdhëniet e SHBA me sauditët, pas vendimit të OPEC-ut

Presidenti Joe Biden, po rivlerëson marrëdhëniet e SHBA me Arabinë Saudite, pasi OPEC njoftoi javën e kaluar se do të shkurtonte prodhimin e naftës, tha të martën zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Unë mendoj se presidenti ka qenë shumë i qartë se kjo është një marrëdhënie që ne duhet të vazhdojmë e ta rivlerësojmë. Duhet të jemi të gatshëm ta rishikojmë,” tha Kirby në një intervistë për CNN. 

“Në dritën e vendimit të OPEC-ut, unë mendoj se kështu do të ndodhë”,- theksoi ai. Reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›