Ulet me 5 lekë nafta, bie dhe benzina me 1 lekë! Gazi nuk ndryshon

Bordi i Transparencë ka ulur çmimin e naftës me 5 lekë, ku nga sot do të shitet me 240 lekë/litri. Ulje me 1 lekë ka pësuar edhe benzina ku do të shitet me 203 lekë/litri.
Ndërsa gazi nuk ndryshon dhe vijon të shitet me 78 lekë/litri.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e bordit.
Gjithashtu bordi ka përcaktuar edhe çmimin e naftës për sektorin e peshkimit.
“Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombetare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor.
Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton:
Shumica = 146 lekë/litri
Pakica = 158 lekë/litri”, thuhet në njoftim.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi më 12 Tetor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
/rtsh.al/