E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania regjistron viktimën e parë nga gripi i derrave

"Analizat e plota mundësuan të përcaktohet se shkaku i vdekjes së kësaj pacienteje është virusi H1N1", konfirmoi klinika universitare e Essenit (perëndim) në një komunikatë.
     
E sëmura që vuante nga obeziteti vdiq pas "një insufiçence pulmonare dhe të të gjitha organeve".

Gjatë shtrimit të saj në spital, pas simptomave gripale, mjekët kishin konstatuar tek ajo përveç pranisë së virusit H1N1, "disa bakterie rezistente ndaj antibiotikëve".
     
"Ekspertët mendojnë se virusi H1N1, me këto bakterie ka përgatitur terrenin për infeksionin. Përfundimisht infeksioni viral çoi në vdekje", tha spitali.
     
Më 6  tetor, insituti i mbikëqyrjes sanitare dhe epidemiologjisë ''Robert Koch'' numëroi 21 603 raste të infektuar me H1N1 në Gjermani.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›