E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith u bën thirrjeve serbëve të dalin në zgjedhje

Ai parashikon pjesëmarrje më të madhe në këto zgjedhje dhe shton se rezultatet do të duhet të respektohen.

“Sipas sondazheve, ne presim pjesëmarrje më të madhe kësaj radhe. Zgjedhjet lokale janë një rast i mirë për komunitetin serb të marrin në duar të drejtat e tyre në komunat me shumicë serbe”, ka thënë ai.

“Nëse vetëm një numër i vogël i njerëzve votojnë, ky rast do të humbet, sepse autoritetet në këto vende do të merren përsipër nga komuniteti shqiptar”, ka nënvizuar Feith.

Ndërkohë, Ranxhell Nojkiç nga Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe gjithashtu beson se pjesëmarrja e serbëve do të jetë më e lartë kësaj radhe.

Ai ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësisë jetësore për serbët në Kosovë dhe mbijetesën e tyre në vend.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›