E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania rikthen regjimin e vizave për Serbinë dhe Maqedoninë

13-10-2012 / Gazeta 55

Që prej fillimit në fillimit të vitit 2010 u shfuqizua regjimi i vizave për serbët dhe maqedonasit, numri i azilkërkuesve nga këto dy vende është rritur dukshëm. Aktualisht Serbia zë vendin e dytë ndër dhjetë vendet kryesore prej nga vijnë azilkërkuesit, ndërsa Maqedonia renditet e gjashta. Shanse për njohjen e së drejtës së azilimit nuk kanë as serbët dhe as maqedonasit.
Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich kërkon të kufizojë hyrjen në Gjermani të serbëve dhe maqedonasve. Fluksi masiv i qytetarëve serbë dhe maqedonas duhet ndaluar menjëherë, kërkoi politikani . Për këtë duhet të jetë e mundur që BE-ja ta pezullojë sa më shpejt lirinë e vizave për këto vende. Numri i azilkërkuesve është rritur shumë në shtator në krahasim një vit më parë. Sipas të dhënave të ministrisë në shtator ka pasur 6691 kërkesa për azil, rreth 62 për qind më shumë se në shtator 2012. Rritja më e fortë shënohet tek refugjatët nga Serbia dhe Maqedonia. Eksperti socialdemokrat për çështjet e sigurisë Michael Hartmann bëri përgjegjës për këtë zhvillim "bandat e paskrupullta". Zyra federale për refugjatët në Nyremberg duhet t’i kthejë pa vonesë këta azilkërkues, këroi Hartmann. Ndërsa për azilkërkuesit nga Pakistani, Siria dhe Afganistani dyert duhet të mbeten të hapura.
Arsye për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia politikanët e BE-së e shohin kryesisht tek rritja e pagesave për azilkërkuesit.
Organizata për mbrojtjen e refugjatëve Pro Asyl e cilëson debatin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga këto dy vende si “përhapje paniku”. “Muajt e dimrit në zonat e varfra të Ballkanit përbëjnë një periudhë të vështirë për të prekurit. Një vështrim në zhvillimin e shifrave të përgjithshme të azilkërkuesve në dy dekadat e fundit tregon, se Gjermania pavarësisht nga rritja e vazhdueshme është ende mjaft larg rekordit të mesit të viteve 90-të. Asokohe në Gjermani numëroheshin gati gjysmë milioni azilkërkues – gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012 numri i azilkërkuesve ka qenë 40.200. Pas kulmit të viteve 1990 numri i azilkërkuesve deri në vitin 2007 ra në rreth 20.000, duke shënuar sërish rritje. Në vitin 2010 janë paraqitur 41.300 kërkesa për azilin dhe në vitin 2011rreth 45.800.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›