E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania rremben ne Tirane kuroren e Miss Globe 2011

Tirane 2 Nentor 2011 NOA/ Arlinda Koci - Producenti Petri Bozo ka organizuar mbremjen e djeshme ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi ne Tirane per te tetin vit me radhe konkursin nderkombetar te bukurise Miss Globe organizuar nga Deliart Association.

Behet fjale per konkursin e trete per nga rendesia ne bote i cili kete vit solli ne Shqiperi 42 bukuroshe nga vende te ndryshme te botes.

Mes etheve te nje gare te forte mbi nje skene te ndricuar dhe mbikeqyrur nga dy ekrane gjigante bukuroshet kane sfiluar para publikut kryeqytetas.

Ato kane performuar dhe iu kane gezuar shume cmimeve te dhena nga juria e cila perbehej nga personalitete te njohur nderkombetare drejtore nacionale dhe personalitete shqiptare.

Ka mberthyer fitoren plotesisht te merituar gjermania Stephanie Alice 20 vjecarja e ardhur nga qyteti Karlsruhe.

Biondja me sy blu e gjate 178 cm me origjine nga Polonia ka triumfuar keshtu bashke me dy shoqerueset Miss Kolumbia Eda Ferrin shoqeruesja e dyte dhe Miss Sllovakia Michaela Gasparovicova shoqeruesja e pare.

shte nje gezim I jashtezakonshem duhet tu telefonoj prinderve per tu dhene lajmin e mire. -ka thene fituesja teksa mbante lotet e rrethuar nga konkurrentet e tjera mikesha te reja te njohura gjate diteve te turit neper Shqiperi.

Skenes madheshtore i eshte shtuar edhe interpretimi i ciftit te kengetareve nje nga me te suksesshmit dhe me te kilikuarit per kete vit Anjeza Shahini dhe Dren Abazi.

Ka performuar nje nga hitet e saj edhe Flaka Krelani nderkohe qe numri koreografik i realizuar nga balerinet e shkolles se baletit ka dhuruar gjithashtu shume emocione.

Ndersa surpriza e mbremjes ka qene nje bashkepunim shqiptaro-italian i realizuar enkas per kete spektakel nga i famshmi Andrea Del Principe dhe kengetari shqiptar Devis Xherahu.

Del Principe ka interpretuar nje nga kenget me te njohura te tij nderkohe qe perballe prezantueses Hygerta Sako nuk e ka fshehur deshiren per te realizuar nje recital ne Tirane.

shte permbyllur keshtu ky edicion mes loteve te gezimit fishekzjarreve dhe bliceve te aparateve fotografike pas nje konkursi qe me shume se i tille ishte nje spektakel i jashtezakonshem.

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›