E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje veshtrim mbi veshtrimin e programit



Pashe per kuriozitet nje cope te pasqyres se shtypit pas shpalljes se draftit te programit te ri te Partise Socialiste dhe ne vijim te shkrimit tim te pak diteve me pare do doja ti ftoja ata qe ankohen per mungesen e programit tu hedhin nje sy gazetave sot...

Nga Edi Rama

... Zene me shume vend disa batuta kot krejt te shkeputura nga konteksti marre pas dyerve te mbyllura te debatit e hedhur vrik ne tituj te medhenj se sa propozimet tona per ndryshimin radikal qe u ofrojme shqiptareve. Nje debat serioz qe ka nisur dje ne Asamblene Kombetare mbi draftin e grupit te punes per programin eshte katandisur neper gazeta qellimisht ne nje muhabet banal e lagu se lagu. Per te vijuar shtremberimin e perceptimit publik mbi Partine Socialiste dhe marre ne kembim shperblimet e pushtetit gazetat e oborrit te Saliut e kane kthyer per shembull nje kembim krejt miqesor batutash mes Pandeli Majkos e meje qe provokoi te qeshurat e tere salles ne nje replike te nxehte per faqe te pare lidhur me financimin e PS. Apo nje batute e deputetit Sterkaj per te qortuar ne fund dashamiresisht ata qe po benin verejtje pas verejtjesh eshte kthyer ne nje kryetitull ofeze per gjithe ata njerez qe punuan per programin rreth 3 muaj. E me radhe. Turp. Kjo sa per tu kujtuar ankuesve per mungesen e programit ate qe u thashe pak dite me pare.

Por sigurisht seshte kjo arsyeja pse po shkruaj mbi veshtrimin e programit po fakti qe puna e deriketushme ka ngjallur interes e debat pavaresisht deformimit te mbrapshte te imponuar nga botuesit e ushqyer ne oborrin e Saliut. I cili u kuturis te na quaje marksiste dhe ndjekes te politikes se eterve nderkohe qe propozimi yne eshte e vetmja rruge shpetimi nga kriza ekonomike e financiare qe thellohet dita-dites ne Shqiperi. Shqiperia smund ta toleroje me tutje politiken derrmuese te takses se sheshte. Infermierja qe paguante 30 here me pak taksa nga te ardhurat e veta diten qe Doktori u ngjit ne qeveri ska pse paguan sot 30 here me shume nderkohe qe Doktori paguan me pak taksa sot qe ka rrogen me te larte ne Shqiperi se sa kur ishte ne opozite. Po ashtu smund te paguajne me shume taksa ata qe leket i fitojne me pune njerezit e zakonshem se sa ata qe leket i bejne me leke pra te pasurit. E nese i referohemi eterve qe Saliu i ka ne maje te gjuhes pra Enverit dhe Partise se Punes ku militoi per njezete e ca vjet si bir i denje i flames se vitit 67 ata kishin pikerisht teorine qe taksat jane e keqja rregjuese e kapitalizmit. Ndersa eterit themelues te botes demokratike taksat si kontribute sipas mundesive i konsiderojne nje ceshtje mirefilli patriotike.

Taksa e sheshte eshte grabitje thote njeri nder figurat me te spikatura te suksesit ekonomik te administrates se Presidentit Klinton Sekretari i Shtetit per Punen Robert Reich. Ne Shqiperi taksa e sheshte ka kaluar ne rrjepje te 95 te shqiptare qe bashke me taksat e konsumit i paguajne qeverise me shume sesa te pasurit e marre se bashku nderkohe qe vetem 5 e depozituesve zoteron me shume se 50 te pasurise. Kjo eshte jo vetem e patolerueshme nga pikepamja etike por edhe teresisht e pajustifikueshme nga pikepamja e qeverise po te marresh parasysh se taksa e sheshte ska sjelle as rritje te punesimit as rritje te te ardhurave ne buxhet as rritje te mireqenies. Po vetem varferim polarizim shkretim social.

E me e shemtuara ne retoriken egersisht primitive te Saliut eshte se nuk e ka asfare filozofik qendrimin e tij gje qe mund te thuhet per mbrojtesit e ndershem te teorise se takses se sheshte po e ka teresisht ne funksion te rritjes se pasurise te oborrit te tij. Pra ska hallin e Marksit ish- Sekretari fanatik i Enverit po hallin e cunave te Bllokut te tij. Te cileve u ka vene ne dispozicion sistemin fiskal te Shqiperise dhe xhandarmerine fiskale te qeverise per ti ndihmuar te bejne perdite nga nje pershesh me taksen e ulur shesh e me ane tjeter te zhbejne punet e sipermarresve te tjere qe nxirren me gjoba mafioze e shqelma pushteti nga tregjet e nga rruget e konkurrences.

Ne jemi te qarte e te vendosur 95 e shqiptareve do paguajne me pak e do jetojne me mire. 5 te tjeret do paguajne me shume dhe do jetojne edhe me mire. Ne nje Shqiperi me te drejte e me te qete per te gjithe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›