Gjermania s’ka ‘recetë’ për Spanjën

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low, ka insistuar se nuk ka një plan të veçantë për ta mposhtur Spanjën, por ndjen se për ta mundur atë, duhet që topin ta posedosh më shumë.
“Ne nuk e kemi një plan kundër Spanjës. Nëse doni t’u shkaktoni probleme atyre, atëherë duhet të luani futboll. Duhet t’u bëni presion dhe të posedoni topin më shumë se ata. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë do të jetë shumë e vështirë”, tha Low për DPA.
Spanja kishte triumfuar kundër Gjermanisë në finalen e Evropianit 2008 me rezultat 1:0.