E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchesteri transferon Kagawan

Manchester Unitedi ka nënshkruar kontratë më sulmuesin e Borussia Dortmundit, Shinji Kagawa, pa e bërë të ditur shifrën e transferimit.

Marrëveshja do të finalizohet pasi lojtari t’i kalojë testet mjekësore dhe të marrë të drejtën e punës në Angli. Ai u bë caku kryesor i Sir Alex Fergusonit, pasi Hazard vendosi t’i bashkohet Chelseat.

Ai kishte munguar në kampionatin botëror Afrika 2012, duke mos luajtur kështu 75 për qind të ndeshjeve me Kombëtaren në dy vitet e fundit, kusht ky i Federatës së Futbollit të Anglisë për të marrë lejen e punës, por shëndrrimi i tij në yll të futbollit dhe titujt e fituar me Dortmundin mund t’i sigurojnë atij një gjë të tillë. Kagawa në vitin 2010 iu bashkua Dortmundit për vetëm 350 mijë euro nga skuadra Cerezo Osaka dhe i ndihmoi skuadrës gjermane të fitojë dy tituj të Bundesligës dhe Kupën DFB-Pokal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›