I hidhëruar që nuk u ftua në Evropian

Sulmuesi i Chelseat, Daniel Sturridge ka pranuar se mospërfshirja e tij në ekipin kombëtar e ka lënduar atë, por tha se tani ai është edhe më i motivuar që të luajë edhe më mirë sezonin e ardhshëm.
“Ndjehem i lënduar, por ju e dini, kjo do të më nxisë të luaj edhe më mirë dhe të arrij suksese edhe më shumë. Jam i mërzitur, por jo shumë”, tha Sturridge.
22-vjeçari ka qenë golashënuesi më i mirë i Chelseat në sezonin e fundit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme që ta bind Roy Hodgsonin për ta marrë atë në Poloni dhe Ukrainë.