E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbështet opozitën

Tiranë -Kryeministri Sali Berisha ka përkrahur kërkesën e opozitës që zgjedhësit të mund të votojnë me pasaporta gjatë zgjedhjeve. "Propozimet e opozitës, që kërkojnë heqjen e shtrëngimeve për ata që kanë pasaportë, lidhur me marrjen e kartave të identitetit, kam shprehur gatishmërinë t'i vlerësoj dhe jam plotësisht dakord. Është bërë një raund diskutimesh dhe po i presim me shkrim propozimet"-deklaroi Berisha gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Berisha ka folur edhe për rrëzimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, nga këshilltarët, ku votat abstenuese të LSI-së, bënë që buxheti për vitin 2009 të mos miratohej. "Konstatoj se rrëzimi i buxhetit ka krijuar probleme madhore, ligjore dhe morale tek kryetari me korrespondencë i Bashkisë, por prapë uroj që buxhetin ta diskutojë me këshilltarët, që janë dhe përfaqësuesit e zgjedhur", u shpreh z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›