E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermania voton në 23 shkurt, Presidenti urdhëron shpërndarjen e parlamentit

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar shpërndarjen e parlamentit dhe ka caktuar datë të zgjedhjeve 23 shkurtin e vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet e reja do të mbahen pas rënies së koalicionit qeverisës të kancelarit, Olaf Scholz i cili humbi votëbesimin më 16 dhjetor në Bundestag. Aktualisht ai po udhëheq një qeveri pakicë, pasi koalicioni trepartiak u shpërbë  më 6 nëntor.

Kjo ndodhi për shkak se Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave. Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen shtatë muaj më herët seç ishin planifikuar fillimisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›