E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Dogjani: Qeveria të marrë masa ndaj aksidenteve

Deputeti socialist, Asllan Dogjani tha se shifrat janë të barabarta me një bilanc lufte, ndërsa qeveria nuk bën asgjë për uljen e tyre.

“Qeveria ka dështuar në rritjen e sigurisë në rrugë jo vetëm për shkaqet që përmendëm më lartë por edhe për politikat e gabuara të ndjekura me kuadrot e policisë rrugore, lëvizjet e shpeshta, zëvendësimi i specialistëve me militantë partie, niveli i ulët i pagave sidomos te roli bazë dhe i mesëm, mungesa e shpërblimeve, kushtet e jetesës, të strehimit, siguria në punë, kujdesi ndaj familjarëve të punonjësve të policisë janë faktor të tjerë shumë të rëndësishëm që kanë ndikuar në sigurinë rrugore”, theksoi Dogjani.

Ai ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa serioze dhe një plan konkret për të ulur numrin e aksidenteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›