E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania zgjidhet anetare e perkohshme e Keshillit te Sigurimit

Asambleja e Pergjithshme e OKB-se zgjodhi te marten Gjermanine per nje vend te perkohshem ne Keshillin e saj te Sigurimit ne nje periudhe 2 vjecare. Vendin ne OKB Gjermania e fitoi fale 128 votave qe perbejne nje vote me shume sesa nevojitej per te arritur shumicen e dy te tretave. Keshtu Gjermania do te jete anetare e Keshillit te Sigurimit ne vitet 2011 dhe 2012.

Ministri i jashtem gjerman Guido Westerwelle u shpreh mjaft entuziast me kete vendim duke e justifikuar ate me angazhimin e gjermanise per paqen dhe sigurine per mbrojtjen e klimes dhe zhvillimin per carmatosjen berthamore dhe sigurisht per politiken e jashtme mbareboterore qe sipas tij do te forcohen edhe me teper nepermjet punes ne Keshillin e Sigurimit.

Kanadaja dhe Portugalia nuk arriten te marrin shumicen e votave gjate seances se pare te votimeve. Keto dy vende ishin konkurrentet e Gjermanise dhe luftuan deri ne fund per dy vendet qe ishin planifikuar per grupin e vendeve te Evropes Perendimore dhe shteteve te tjera.

Kjo eshte hera e peste qe Gjermania merr pjese ne Keshillin e Sigurimit ndersa po te llogaritet edhe pjesemarrja e RDGJ-se ne vitet 70 shenohet hera e 6 ne kete organziem. Gjermania ka si qellim afatgjate nje vend te perhershem ne Keshillin e Sigurimit.

Deri tani vetem 5 vende kane te drejte vetoje SHBA-ja Rusia Franca Kina dhe Britania e Madhe. 10 anetaret jo te perhershem zgjidhen gjithmone per dy vite.

Zgjedhjen e Gjermanise ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur si nder dhe obligim per tu angazhuar se bashku me vendet e tjera per zgjidhjen e konflikteve dhe me shume siguri ne bote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›