Genoa 17 serbe ne pranga 16 te plagosur

Perleshje te ashpra ne Genova te Italise gjate dhe pas pezullimit te ndeshjes Itali-Serbi ku mijera tifoze serbe nuk kane lejuar te zhvillohet perballja e vlefshme per Euro 2012.
Pas pezullimit te takimit perleshjet u transferuan jashte stadiumit Marassi deri rreth ores 2 pas mesnates. 35 jane huliganet e denoncuar dhe 138 ata te identifikuar. 17 prej tyre jane arrestuar mes tyre edhe personi qe preu rrjeten ne stadium duke nxitur tifozet e tjere te hidhnin fishekzjarre ne fushe.
Mes 16 te plagosurve ndodhen edhe dy karabiniere italiane. Nderkohe televizioni publik serb e denoi sjelljen e ultrasve. Ky eshte nje turp i vertete per Serbine dhe nje turp per futbollin tone u shpreh komentatori gjate momenteve kur ndeshja u nderpre.