E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili dalin ne siperfaqe 5 nga 33 minatoret

5 nga 33 minatoret e bllokuar qe ne 5 Gusht ne nje miniere te Kilit kane dale ne siperfaqe pak ore pas nisjes se operacionit te shpetimit qe do te nxjerre nga nentoka te gjithe te bllokuarit.

31 vjecari Florencio Avalos ishte i pari qe pa driten e diellit pas 68 ditesh pasi pershkroi me sonden Fenix per 15 minuta tunelin me diameter 53 cm te hapur nga inxhinieret. Menjehere pas daljes ne siperfaqen e tokes minatori perqafoi djalin dhe bashkeshorten si dhe presidentin Sebastian Pinera.

Ai u transportua ne spital ku do jete nen kontrollin e mjekeve. Pas rreth nje ore dolen ne siperfaqe edhe Mario Sepulveda dhe Juan Illanes. Sipas te dhenave te gjithe minatoret paraqiten ne gjendje te mire shendetesore dhe nuk kane shfaqur probleme per shkak te ndryshimit te trysnise e temperatures.

Gjate dites se sotme do mberrije ne vendngjarje dhe presidenti bolivian Evo Morales. Pas daljes ne siperfaqe te minatoreve te pare qindra njerez kane dale duke festuar ne rruget e Santiagos. Te njejten gje kane bere edhe kilianet para ambasades se tyre ne Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›