Gjermeni: Homazh që drejtësia të zbardh vrasësit

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni në një deklaratë për shtyp nga selia rozë akuzoi kryeministrin Berisha për dhunën ndaj protestuesve duke e cilësuar në të njëjtën kohë demostratën homazh të 21 janarit një demostratë paqësore. Gjermeni deklaroi se qytetarët treguan se cdo gjë ishte paqësore dhe për këtë duhet bërë homazh për drejtësine shqiptare.
Opozita përkujtoi ditën e djeshme me një marshim të heshtur 3 viktimat e demonstratës së 21 janarit. Nën masa të rrepta sigurie, të organizuara nga vetë socialistët, ky tubim-homazh kaloi në qetësi, duke përmbysur imazhin e 21 janarit.