E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama përgjegjës për dëmtimin e imazhit

“Kryesocialisti Edi Rama është përgjegjësi për cënimin e sigurisë të realizuar nga demostruesit në 21 janar duke bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i PS është përgjegjësi për cënimin e sigurisë të cilët asnjë nuk e ka pasur për borxh ato skena barbarie”.

Kjo ishte akuza e radhës, ardhur nga kreu i grupit të PD-së Astrit Patozi ndërsa në një deklaratë për shtyp theksoi se kryeorganizatori i pucit mbetet Edi Rama. Më tej, Patozi u ndal dhe tek mijëra protestues të moshave të ndryshme, të cilët u vendosën para kryeministrisë, për të cilën jo vetëm dëmtuan rëndë imazhin e një vendi duke treguar se nuk ka lidhje me Europën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›