PDU Nisma per paqe nje flamur ne cdo ballkon

Tirane 29 janar NOA 8211 Partia Drejtesi dhe Unitet dhe Klubi i Patrioteve te Rinj u kane bere thirrje gjithe qytetareve qe te ngrene sot ne ballkonet e tyre flamurin kombetar shqiptar duke deshmuar distancimin nga aktet dhunes.
Partia Drejtesi dhe Unitet dhe Klubi i Patrioteve te Rinj do te shperndajne sot ne pese qytete te ndryshme te vendit per te gjithe qytetaret mijera flamuj kombetar dhe u bejme thirrje qe te gjithe te vendosim ne ballkon nje flamur. Shqiperia eshte e shqiptareve dhe shqiptaret duan nje Shqiperi me te mire pavaresisht ngjyrave politike. Uniteti kombetar eshte ajo cka na duhet sot dhe jo percarja Ky flamur eshte ai qe na garanton te qenit nje thuhet ne njoftimin e PDU-se.
Kjo nisme vjen si pasoje e ngjarjeve te fundit te dates 21 janar. Sipas PDU situata e fundit ne vendin tone eshte ne kundershtim me interesat kombetare dhe te gjithe ne pavaresisht bindjeve politike e ndjejme nevojen per stabilitet paqe dhe bashkeveprim ne te mire te atdheut.
PDU thekson se eshte koha qe te lihet pas gjuhen e urrejtjes parullat qe na ndajne nga njeri tjetri simbolet qe na percajne dhe ti rikthehemi simbolit qe na bashkon te gjithe pavaresisht qendrimeve dhe bindjeve flamurit kombetar ku te gjithe jemi te perbashkuar sic thoshte me plot te drejte Asdreni.
a.k/NOA