Dogjani: "Berisha turperoi shqiptaret, me shume malesoret"
Pasi ka uruar shqiptaret per festen e Pavaresise, deputeti socialist nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Berisha. "Fatkeqesisht sot shqiptaret nuk mund te jene krenare per personin qe mban kunder vullnetit te tyre, karrigen e kryeministrit. Sali Berisha i ka turperuar shqiptaret. Gjuha e urrejtjes qe Sali Berisha perdori, nuk eshte gjuha e shqiptareve. Turpet qe degjuam te dilnin nga goja e Sali Berishes nuk perfaqesojne kulturen e shqiptareve, as zakonet e malesoreve, as traditen veriore, aq me keq kur nga goja e tij degjuam pikerisht ne diten kur flitej per dhunen ndaj grave, te dhunonte nenat dhe motrat shqiptare nga foltorja e Parlamentit", ka qene deklarata e deputetit socialist te Qarkut te Kukesit, Asllan Dogjani. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet se kryeministri i vendit ka turperuar jo vetem shqiptaret ne pergjithesi, por malesoret e veriut ne vecanti. "Sali Berisha me gjuhen e urrejtjes qe perdori ne nje dite te paqes shpirterore, i turperoi te gjithe shqiptaret, por me shume turperoi ne, qytetareve te Qarkut te Kukes, malesoret e mencur te Kukesit, Tropojes dhe Hasit, qe gjuhen e urrejtjes e kane refuzuar jete e mot", deklaroi Dogjani.