Gjesti i Bushit, gjobë 10.000 euro dhe pezullim

Nga Andi Nuraj, Vizion Plus TV
Alban Bushi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së shtypit grek pas incidentit në takimin Apollon Kalamaria-Panathinaikos . medias vendase pavarësisht kaosit në Kalamata dhe Agrinjo i ka bërë jehonë akuzave të prokurorisë ndaj futbollistit shqiptar dhe kërkesës së saj për të parë nëse lojtari jeton dhe punon ligjërisht në Greqi . Athanasios Kanelopulos, gjykatësi i shkallës së parë akuzoi Bushin për provokim të dhunës, paralelisht kërkoi nga organet policore të mbajnë një qëndrim kundrejt tij. Duke kontrolluar të gjitha dokumentat e qëndrimit të tij dhe nëse nuk i ka në rregull të përzihet nga vendi Nga ana e tij, klubi i futbollit Apolon Kalamaria deklaroi se Bushi jeton dhe punon ligjërisht në Greqi, ndërkohe që e ftoi shqiptarin të shpjegohet për sjelljen e ditës së diel Mjaft e ashpër gazeta "I prasini", organi i klubit nga kryeyqeti që në kryeartikullin e saj shkruan për shqiptarin udhëtim pa kthim, respekto greket. Në lëvizje edhe ambasada shqiptare, me gjobë dënohet lojtari pas vendimit të Gjykatës . Në të kundërt gazetat e veriut në shtetin fqinj mbrojnë futbollistin shqiptar Kryeartikulli gazetës "Spor tu vora" shkruan "Resital hipokrit për bushin, prokuroria kërkon nëse Bushi është i ligjshëm në vendin tonë, te Apolloni të gjithë qeshin por deklarojnë se do respektojnë vendimin. Ndërsa te "Athlitiki Makedhonia Thrakis" në shënjestër të kryeqytetasve shqiptari, tani kërkojnë nëse është i ligjshëm apo jo. Bushi dy ditë më parë kërkoi falje për veprimin që bëri me shpjegimi se gjithcka erdhi si pasojë e situatës së nxehtë në këtë takim ndërsa kapiteni i skuadrës kundërshtarë ka bërë të ditur se pasi u pështy e ka sharë futbollistin shqiptar dhe atdheun e tij. Me sjelljen e tij dhe ndëshkimin e sigurt Bushi rrezikon të gjobitet plot 10 mijë euro pa përmendur edhe një pezullim të gjatë, një shumë të cilën shqiptari do ta fitonte në formën e bonusit nëse do të shënonte 12 gola këtë sezon me fanellën e Apolon.