Bushi: “Më kontrolluan dokumentet, por gjithçka në rregull”

Nga Fatjon Kodra
(Intervistë)- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi duket se ka hyrë tashmë në "sy të ciklonit". Kjo pas sherrit e problemeve që kanë ndodhur në ndeshjen Apollon Kallamarja-Panathinaikos, të dielën e kaluar, kur sulmuesi ishte ndër protagonistët kryesorë. Alban Bushi ka pështyrë kapitenin kundërshtar pas një simulimi, ndërsa greku menjëherë e ka goditur duke bërë gjyqtarin ta largojë me karton të kuq. Sikur të mos mjaftonte kjo, Bushi pas barazimit të rezultatit me penalltinë e shënuar nga ai, i është afruar pankinës se kundërshtarëve duke i ofenduar me gjeste antisportive. Kaq ka mjaftuar që zëvendësprokurori i përgjithshëm (Areios Pagos) të kërkojë një kontroll të hollësishëm për futbollistin shqiptar. Ky kontroll ka të bëjë me dokumentet që i lejojnë futbollistit shqiptar dhe familjes së tij qëndrimin në Greqi. Nëse dokumentet nuk do të ishin në rregull, Loku së bashku me familjen do të zboheshin nga shteti fqinj, por nuk mund të ndodhë kështu. Në një intervistë të dhënë për "News 24", sulmuesi ka folur për kontrollin e Prokurorisë dhe efektin e tepruar që ka pasur incidenti i tij në opinionin grek. Alban, na tregoni dicka për incidentin e ndodhur të dielën në ndeshjen ndaj Panathinaikosit? Ajo që më vjen keq nga incidenti është se media ka folur sot gjatë gjithë ditës për mua, kështu ndodhi edhe në emisionet sportive të ditës së diel. Të gjithë flasin për mua, për gjestin tim dhe nuk flasin për atë që ka bërë lojtari i Panathinaikosit që më goditi mua me grusht. Unë pata një moment me të gjatë ndeshjes dhe ai më gjuajti me shpullë, e panë të gjithë këtë. Megjithatë unë e shoh si një gjë normale një gjë të tillë. Ajo që nuk kuptoj është se cfarë do Prokuroria që shkon në klubin tim për të kontrolluar dokumentet e mia. Në Greqi sic jam unë është edhe Rivaldo, njësoj jemi. Unë e quaj një gjë krejt normale atë që ndodhi, janë gjëra që ndodhin në një ndeshje futbolli. Arbitri pa atë që më goditi dhe atë ndëshkoi, nuk ka pse të bëhet kaq e madhe. Pse mendoni se ka ardhur ky reagim i Prokurorisë, cfarë hyn Prokuroria në këtë mes? Shiko, kësaj cështje i është dhënë një bujë e madhe mediatike e thashë njëherë. Të gjithë e kanë pasur me mua, pse unë shënova gol ndaj Panathinaikosit dhe Panathinaikosi humbi Champions League me këtë humbje. Pse unë barazova dhe aty duhet të shkojë Prokuroria? Kjo nuk është fare normale, nuk e di se nga ka dalë ky lloj ligji. Megjithatë e thashë që këtu në Greqi është folur tërë ditën vetëm për mua në edicionet e lajmeve, s'është folur fare për atë arbitrin që më goditi mua. Para një muaji këtu në Greqi ndodhi një incident i rëndë, kur në një ndeshje volejbolli mbeti i vrarë një tifoz dhe organet greke kanë vendosur për masa të ashpra qoftë edhe jo sportive, por se kuptoj pse duhet të gjendesha unë si i pari për këtë punë. Por këto ditë do të mblidhet edhe Komisioni Disiplinor i Federatës që do të vendosë. E keqja është se këta kanë nisur të japin vendime edhe në bazë të filmimeve tani, jo vetëm nga raporti i arbitrave. Cfarë dokumentesh ka kërkuar Prokuroria greke nga klubi i Apollon Kallamarjasë? Unë isha në Athinë dhe më njoftoi klubi për këtë, më tha se duhen pasaporta, leja e qëndrimit në Greqi, megjithatë unë kam dhe pasaportë diplomatike dhe nuk kam ndonjë problem vize. Unë them se e gjithë kjo ka ardhur ngaqë humbi Panathinaikosi. Mesa mendoj dhe di unë, këtë e ka bërë një tifoz i Panathinaikosit që ka një pozitë të lartë në Prokurori. E thashë që u bë shumë bujë për mua, tërë ditën për këtë është folur këtu. Si do bëni tani e tutje, mendoni se do keni probleme në Greqi, a do të vazhdoni të qëndroni aty? Shiko, unë i pastër jam dhe nuk kam arsye pse të iki. Unë gjithsesi kam 12-13 oferta edhe nga klube të mëdha greke. Këto unë nuk i quaj fare probleme, Zidane i ra me kokë në mes të Botërorit atij dhe nuk ndodhi asgjë, nuk shkoi as në Prokurori asgjë.