E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjici: Partizani u ngjit me lojtarët e mi!

Safet GjiciEdmond Sufaj

Presidenti i Kukësit ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të tw kuqve, Lulëzim Sallaku, i cili kishte thënë se veriorët nuk i llogarit në Superligë

Ka nisur ende pa u hapur mire luftar ne Kategorine Superiore. Dy dite me pare, presidenti i Partizanit, Lulezim Sallaku, per Gazeta e Sportit kishte thene se e respekton Kukesin, por se nuk e llogarit si rival ne Kategorine Superiore. Në lidhje me këtë deklaratë te te parit te klubit te kuq, ka reagur presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili tha se nuk merret me deklarime të tilla, duke i quajtur ato pa vlerë.

Nuk merrem me deklarata të tilla, pasi janë pavlerë dhe të pabazuara në prova. Ai (presidenti i Partizanit) u ngjit në Superiore me katër lojtarë te ekipit tim. Premçi është lojtar i huazuar te Partizani nga Kukësi, megjithatë unë jam njeri që shikoj provat, tha Gjici në reagimin e tij ndaj deklaratës së presidentit të Partizanit.

Rikthimi i të kuqve ka hapur dhe betejat mediatike midis skuadrave. Lufta e sezonit të ardhshëm ka nisur midis skuadrave që kanë merita të mëdha mbi supe përsa i përket sukseseve të arritura në sezonin e sapo mbyllur.

Deklaratat e presidentëve të Partizanit dhe Kukësit kanë nisur lojën edhe jashtë fushave të blerta. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici hodhi dorashkën në fundin e prononcimit të tij. Shumë shpejt fillon kampionati dhe aty do tw flasim me fakte, përfundoi Gjici në reagimin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›