Ylli Hoxha, një ambasador në Kukës
Një sezon i suksesshëm i kosovarit në Kategorinë Superiore në Shqipëri
Në ditën e mbylljës së kampionatit, pikërisht në ndeshjen e fundit të tij, Kukësi-Skënderbeu, ai që thirrej shpesh nga tifozeria vendëse ishte kosovari Ylli Hoxha, edhe pse nuk luajti në atë ndeshje. Një dëmtim që pati disa ditë më parë, la në stol një nga futbollistët kryesorë të formacionit në ekipin e trajnerit Armando Cungu.
Megjithatë Hoxha nuk ishte aspak jashtë vëmëndjes së opinionit sportiv në qytetin e vogël të verilindjes shqiptare, që tashmë ka marrë famë. Pjesëmarrja në Ligën e Evropës, por dhe vendi i dytë, që e bën njëkohësisht nënkampione të Shqipërisë, Kukësin, janë dy arritjet e kësaj skuadre.
Atje ku protagonist është dhe 25-vjeçari kosovar, Ylli Hoxha, i cili suksese të tilla i kishte provuar dhe me Prishtinë, apo dhe me TPS Turkun e Finlandës. Më 2007-ën spikati talenti i tij, teksa është shquar në fitimin e titullit të parë kampion me Prishtinën. Dhe këtë sukses me skuadrën kryeqytetase nga Kosova, ai e përsëriti për katër sezone radhazi. Kurse një vit më parë, përpara se të vinte te Kukësi, pat zënë vendin e tretë me skuadrën finlandeze.
Me lot në sy, ai ka shijuar festën ë fundsezonit në qytetin ë Kukësit, ku mori edhë medaljen e vendit të dytë, duke kujtuar kësisoj edhe golat e shënuar me blutë kuksianë. Madje më i bukuri për të mbetet, ai i shënuar ndaj bardhebluve, në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Sipas tij, apo dhe sipas intervistës së dhënë në Gazeta e Sportit, futbolli në Shqipëri është shumë më mirë se sa në Kosovë.
- Si mbërriti Hoxha në Kukës dhe si është ndjerë në këtë kampionat?
- Jam ndjerë mjaft mirë, pas atij fillimi të vështirë. Ne ishim një grup djemsh, që ërdhëm nga Prishtina, me njohjen ë dy gazetarëve, Milaim Krasniqit dhë Jonuz Hallaçit. Unë dhë Musolli mbetëm besnik të skuadrës kuksiane dhe sot them që kam bërë zgjedhjën më të mirë. Pas dy-tre ndeshjevë të para dhe asaj faze përgatitore, e cila natyrisht që kishte vështirësitë e veta, gjërat erdhën rrjedhshëm dhe bashkë me rezultatet pozitive doli në pah edhe loja ime dhe e Musollit.. Veçmas faza e dyte pati ngritjë si për skuadrën, ashtu edhe për në të dy, teksa spikatëm si me gola, ashtu dhe në lojë, duke shërbyer për kolegët tanë, veçanërisht sulmuesin kroat Popoviç. .
- Për Ylli Hoxhën, Kukësi ishte skuadra e parë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku ndryshon ajo me Kosovën?
- Në Kukës vija për herë të pare, aq më tepër në një skuadër të Kategorisë Superiore shqiptare. Natyrisht që niveli këtu ndryshon shumë me futbollin në Kosovë, falë edhe numrit të madh të futbollistëvë, infrastrukturës më të mirë, fushave, terreneve, specialistëve. E jo vetëm kaq, por vlen të përmendet dhe bashkëpunimi juaj me dy institucionet më të larta të futbollit ndërkombëtar, FIFA dhe UEFA.
Në Shqipëri është krijuar tashmë një rivalitet, si në luftën për titullin kampion, ashtu dhe për rënien në Kategorinë e Parë. Serioziteti i klubit për një sezon në Kukësi, më bën që ta respektoj këtë ëkip, presidentin, stafin, trajnerët dhe tifozët, por dhe të besoj që këtu gjërat janë më mirë. Unë dua të vazhdoj të kontribuoj këtu, kuptohet duke parë edhe kontratën
- Me Kukësin si e konsideroni sezonin për veten dhe skuadrën?
- Një sezon i shkëlqyer, ku të gjithë dhamë maksimumin. Ndoshta kupa më ka mbëtur peng, por edhe vendi i dytë, në një kampionat kaq të forte, nuk është pak. Për një ekip debutues them që është shumë të arrish deri këtu, madje e pamundur. Është një grup ideal, me staf të përsosur.
- Keni shënuar disa gola për ngjyrat e Kukësit. Cilit do ti jepnit më shumë rëndësi?
- Them se goli më Tiranën, në stadiumin kombëtar Qëmal Stafa, ishtë më i bukuri dhe më i rëndësishmi. Aty shpalosa talentin tim dhe goditja ishtë e kalibruar.. Tifozët morën zemër dhe ne fituam atë ndeshje historike 2-1 në Tiranë. Ishtë vërtet dicka e bukur në jetën timë. Mbaj mënd që kam mbetur në krahët e tifozëvë pas ndeshjës. Ky është futbolli, të jëp sadisfaksion, por edhe të lë pengje
- Pse ka ndonjë peng Ylli Hoxha?
- Po kam pengun e ndëshjës së kupës më Laçin. Ne duhet të shënonim që në Kukës. Patëm shumë raste, por nuk i shfrytëzuam si duhet. Gjithashtu edhe në Laç e patëm ndeshjen në dorë, ashtu si erdhën ngjarjët. Madje kur barazuam, duhët ta kishim mbajtur rezultatin që na kualifikonte dirëkt, por nuk e përballuam dot presionin vëndas.
- Kontrata me Kukësin do të vazhdojë, apo do të mbyllet këtu?
- Për mua, Kukësi ka qenë skuadra model ku kam gjetur veten. Natyrisht që dua ta vazhdoj kontratën, por për një futbollist profrsionist gara mbetet e hapur, sepse ka shumë rëndësi shuma e kontratës. Nësë Kukësi ofron një kontratë ndryshe nga sezoni që u mbyll, unë më shumë dëshirë do ta vazhdoj këtë rrugë të bukur dhe të suksesshmë me një ekip që dua patjëter ta kaloj një tur të paktën ne Ëuropë.
- Kam dëgjuar që tifozët ju quajnë ambasador në Kukës. Sa është ë vërtëtë?
- Ata janë të mrekullueshëm me mua dhe më vlerësojnë kaq shumë saqë tashmë janë bashkëudhëtarë të ecjes simë në këtë sport. Me Kukësin kam një përvojë shumë interesante, madjë më të bukurën në jetën timë. Tifozët më duan dhe më thërrasin emrin shpëshhërë në stadium dhe duket sikur më japin më shumë zemër dhe vlerë. Më vjën mirë që ëdhë nofkën ambasador e kanë vënë. Rëndësi ka që unë jap një Kosovë të vogël në Shqipëri.