E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja lëshon një raketë me rreze të shkurtër veprimi

Seul - Koreja e Veriut mësohet të ketë lëshuar sot një raketë me rreze të shkurtër veprimi, pas provave bërthamore që zhvilloi ditën e hënë. Ky fakt bëhet i ditur nga agjencia koreanojugore e lajmeve “Yonhap”.

Ministria koreanojugore e Mbrojtjes deklaron se Koreja e Veriut ka lëshuar pesë raketa me rreze të shkurtër veprimi. Ky akt vjen pas kërcënimeve të së mërkurës, ku veriorët deklaruan se do të sulmonin Korenë e Jugut.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së e ka dënuar rëndë veprimin e Phenianit. Madje, SHBA-ja dhe Japonia kanë hartuar një rezolutë në të cilën i kërkohet vendeve anëtare të OKB-së të zbatojnë sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›