Gjigantët përballen për çerekfinalet e Champions
Gjigantët e futbollit evropian do të zbresin sonte në fushat e blerta për të zhvilluar dy nga ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Kampionët në fuqi të Evropës, Mançester Junaited, do të presë në një përballje jo shumë të vështirë për të portugezët e Portos.
Mançesteri aktualisht është skuadra që ka fituar gjithçka në planet, dhe për Porton misioni do të është paksa i vështirë për t’u arritur. Gjithsesi surprizat nuk mund të mungojnë as në këtë takim. Kujtojmë që Porto u shpall kampione e Evropës në vitin 2004 krejt papritur, në atë kohë kur drejtohej nga Hoze Murinjo.
Takimi tjetër i kësaj mbrëmjeje është ai mes Vilarealit dhe Arsenalit. Për Vilarealin ardhja deri në çerekfinale është një sukses më vete, dhe absolutisht nuk kërkon ta mbyllë aventurën deri në këtë fazë. Ndërsa, Arsenali vjen nga një kualifikim i vështirë me Romën, dhe duket se në këtë duel është më komod, duke parë edhe ecurinë e shkëlqyer javët e fundit në kampionat.