E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiganti ‘Chrysler LLC’ tek italiani 'Fiat SpA'?

Indiana - Fondi i pensioneve në Indiana i kërkoi sot Gjykatës së Lartë amerikane të shtyjë shitjen e gjigantit të falimentuar të prodhimit "Chrysler LLC" tek një grup bisnesi i drejtuar nga gjiganti italian i prodhimit të makinave "Fiat SpA".

Kërkesa, që e çoi betejën ligjore në shkallën më të lartë të gjyqësorit në SHBA, erdhi pasi Gjykata e Apeli në Nju Jork miratoi shitjen e "Chrysler'' tek një grup bisnesi i drejtuar nga gjigandi italian i prodhimit të makinave "Fiat SpA".

Vendimi gjyqësor për "Chrysler" mund të përbëjë precedent për çështjen e "General Motors Corp", që po përdor një strategji të njëjtë për shtijen e shpejtë pas falimentimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›