Maturantët kosovarë i nënshtrohen provimit të maturës
Prishtinë - Maturantët kosovarë i nënshtrohen sot provimit të maturës shtetërore. Rreth 27 mijë nxënës që përfunduan shkollën e mesme do të testohen në 98 qendra votimi në të gjithë Kosovën. Drejtoria Arsimore e Prishtinës bën të ditur se procesi po zhvillohet normalisht.
Nehat Mustafa, kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM) në një konferencë për shtyp, njoftoi mediet mbi të gjitha përgatitjet intensive që MASHT-i ka ndërmarrë nga aspekti organizativ dhe përmbajtjesor për menaxhim të suksesshëm të provimit të Maturës Shtetërore.
Testi është shtypur në katër gjuhë, ndërsa për mbikëqyrjen e këtij aktiviteti janë angazhuar rreth 3 500 administratorë. Rezultatet pritet të dalin më 12 qershor.