Gjika: Fadroma gati për të shembur dy pallatet e Lulzim Bashës në Vlorë
Vlorë- Teksa në Vlorë ka nisur shkatërrimi i ndërtimeve pa leje në bregdet, kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, ka konfirmuar sot faktin se në dhëmbët e fadromës do të hyjnë edhe dy pallatet pa leje të cilat janë të kryebashkiakut të Tiranës, zotit Lulzim Basha.
Fadroma gati për të shembur dy pallatet e Bashës në Ujin e Ftohtë, aksioni javën tjetër. Vlora drejt rehabilitimit të bregdetit, ka shkruar Shpëtim Gjika në faqen e tij në rrjetin social të Facebook-ut.
Shembja e ndërtimeve pa leje është një nga premtimet e forta që ka bërë Partia Socialiste gjatë fushatës dhe që ka nisur ta mbajë fill pas rezultatit të 23 qershorit që I dha fitoren koalicionit të majtë.
Edhe ditën e djeshme, në një tryezë me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare, zoti Rama ripërsëriti apelin për të gjithë ata që kanë nisur apo kanë zaptuar bregdetin me dnërtime pa leje, se aksioni I ndërmarrë në Vlorë, për prishjen e tyre, do të hastrihet nga veriu në jug të vendit.
Ndërtimet pa leje janë zhvilluar shumë dhe nuk janë për të bërë sehir, por duhet vepruar me shpejtësi për të hedhur përtokë këtë dallgë të madhe ilegaliteti që dëmton prona private dhe publike. Pra, këto janë çështjet më të nxehta për tu diskutuar dhe ju jeni të lirë të zhvilloni një bashkëbisedim të hapur që qytetarët të dëgjojnë se çfarë problemesh ka dhe që ai aksion që ka nisur në Vlorë të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të vendit nga veriu në jug, tha Rama dje.