E Diel, 1 Nëntor 2026

Interesim i madh për ndeshjen Kukësi-Flora Talin, ja ku mund t’i gjeni biletat

TIRANE - Edhe pse ndeshja nuk do të luhet në Kukës (UEFA nuk ka dhënë miratimin), tifozët e skuadrës verilindorë dhe jo vetëm ata, do të jenë të shumtë në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e kthimit Kukësi-Flora Talin. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1 në Estoni dhe Kukësi ka shanse për të kaluar në turin e dytë.

Biletat e ndeshjes kanë nisur që ditën e mërkurë të shiten pranë sporteleve. Në Tiranë biletat shiten pranë 9-katësheve dhe në sportelin e biletarisë të stadiumit “Qemal Stafa”. Ndërsa në Kukës në sportelin e biletarisë të stadiumit “Zeqir Ymeri”. Çmimet e biletave janë: në tribunë kushton 3 mijë lekë të reja, përkarshi 1 mijë dhe 800 lekë, ndërsa në pjesët anësore kushton vetëm 500 lekë të reja.

Ndeshja, sipas të gjitha gjasave, nuk do të transmetohet direkt, pasi asnjë televizion nuk ka shprehur interes pranë klubit të Kukësit për të marrë të drejtën e transmetimit ekskluziv.

Nëse Kukësi do të kalonte turin e parë, atëherë në turin me siguri do të ndeshet me Sarajevo të Bosnjës, e cila e ka fituar takimin e parë 1-0 dhe ndeshet me një ekip modest të San Marinos.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›