Gjika: Gati fadromat për dypallatet e Bashës tek Uji i Ftohtë

Të tjera rreth shkrimit Fotot e pallatit të Lulzim Bashës Urdhri i Ramës, në shenjë pallatet e Bashës në Vlorë Rama: Do hedhim përtokë ilegalitetin në bregdet
VLORË - Dy pallatet e Lulzim Bashës në Ujin e Ftohtë të Vlorës, të ngritura jashtë standarteve urbanistike, do të shemben. Lajmin e ka konfirmuar pak më parë në profilin e tij në Fb, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.
Ai ka shkruar rreth orës 15:00: “Fadroma gati për të shembur dy pallatet e Bashës në Ujin e Ftohtë; aksioni nis javën tjetër. Vlora po shkon drejt rehabilitimit të bregdetit.”
Ky vendim i bashkisë së Vlorës vjen jo më larg se një ditë pas konsultës së gjerë të kryeministrit të ardhshëm Edi Rama me kryebashkiakët dhe deputetët e zonave bregdetare, në të cilën Rama theksoi se puna e pushtetarëve të rinj do të nisë që këtë verë, që këtë sezon turistik, me ato mjete dhe mundësi që kanë në dorë duke synuar në radhë të parë spastrimin e vijës bregdetare nga veriu në jug, nga ndërtimet e jashtëligjshme.
Bashkia e Vlorës e ka nisur aksionin e saj me prishjen e 130 objekteve të paligjshme në bregdet, duke përfshirë edhe pallatet e lartësuara mbi det në pronësi të Lulzim Bashës, kryebashkiakut të Tiranës.
(Në foto pallati i Lulzim Bashës në Vlorë)
Sikurse njoftojnë burimet nga kjo bashki, kryebashkiaku Gjika, që deri pak kohë më parë pengohej të vepronte, ka nisur shembjen e ndërtimeve, ndër të cilat, dy më të përfolurat dhe të denoncuarat edhe nga socialistët në opozitë, tashmë do të shëmben brenda javëve të ardhshme.
Pallatet gjigante në det janë ndërtuar afro tre vjet më parë. Kullat janë ngritur dhe pothuajse kanë përfunduar, kurse pronarët e tyre, Basha dhe vjehrri i tij, kanë përdorur skemën e lartësimit në det të godinave. Leja është marrë në mënyrë abuzime, në shkelje të plotë me ligjet dhe vetëm fakti se ndërtimi ishte në det, ka bërë që akuzat t’i hidheshin bashkisë Vlorë, kur në fakt i takonin INUK-ut.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)