Gjika akuzon Kollozin dhe e fton ate ne debat

Kandidati i Aleances per te ardhmen per Bashkine e Vlores Shpetim Gjika ftoi sot ne nje debat te hapur kundershtarin e tij te Aleances per qytetarin Ardian Kollozi. Gjika gjate nje konference per shtyp ftoi kundershtarin e tij ne debat pasi renditi nje seri akuzash pe te cilat sic e quajti Gjika kjo leve e Saliut duhe te jape llogari edhe nepermjet debateve nese ai do.
Duhet te jape llogari per shume pazare dhe shitblerje pronash e tokash vendesh pune dhe interesash biznesesh qe punojne me injeksionet e shtetit dhe qe shperndajne vetem tym te zi. Duhet te jape llogari per shume gjema e zullume qe ka bere dhe tenton te beje ne kurriz te vlonjateve. Per te gjitha keto por dhe te tjera une e ftoj kete leve te Sali Berishes te perballet e te jape llogari ne nje dy apo sa debate te doje kur te doje dhe ku te doje pasi jam i vendosur ti demaskoj te gjithe pazaret e tij dhe te shefit te tij- tha Gjika
Kryetari aktual i Bashkise Vlore Shpetim Gjika tha se per Kollozin kjo fushate elektorale eshte rasti i tij me i mire per te lare te pakten ndergjegjen pasi me 9 maj pazari qe ka bere me Sali Berishen per te lene mandatin e deputetit do ta ktheje ne nje ish politikan te papune
Duke iu referuar deklaratave te nje dite me pare te Kollozit Gjika u shpreh se meqenese sic edhe u prononcua dje i pelqen Budva me shume sesa Vlora jone i kam prenotuar atij ti kaloje atje pushimet ne hotelin Maestral ku eshte kazinoja e tij e preferuar