E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje tensione fushate ne Terbuf

Tensionohet fushata elektorale në komunën Terbuf, një nga komunat më të mëdha të Lushnjes dhe të Shqipërisë. Midis dy kandidatëve për kryetar komune kanë nisur sharjet personale në distancë në lidhje me parullat elektorale. Shkak është bërë një poster elektoral vendosur në qendër të komunës.

Eltinor Mahmutaj është kandidat i PS për kryetar komune në Tërbuf. Banorët e zonës e quajnë këtë akt tepër provokues duke bërë që fushata elektorale të ndizet dhe të marrë përmasa të tjera.

Kandidati i koalicionit Aleanca për qytetarin, është Astrit Dervishi, i cili ka kryer vendosjen e parrullës e quan këtë veprim të bërë brenda kuadrit ligjor. Kandidati i LSI, Astrit Dervishi, kandidon për një mandat të tretë për kreun e komunës, kurse kundërshtari i tij është Eltinor Mahmutaj .


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›