E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Kombinat Tirana nuk ka beteje per te humbur

Nën moton “Tirana nuk ka betejë për të humbur”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi Krenar Cenollarin si kandidat të Partisë Socialiste për njësinë numër 6 në kryeqytet.

Duke akuzuar anëtarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak për bllokimin e projektit të linjës së re te autobusëve të linjës Kombinat Kinostudio, Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh dhe kryetar i bashkisë së Tiranës Edi Rama tha se vota për Cenollarin është votë për të vazhduar ndryshimin e Tiranës.

Lideri socialist akuzoi qeverinë për situatën e krijuar në vend dhe kërkoi nga banorët e kombinatit të dënojnë me votë pushtetin e Berishës.
Në fjalën e tij kandidati për Njësinë numër, 6 Krenar Cenollari tha se prioritet i punës së tij do të jenë përmirësimi i infrastrukturës dhe shtimi i hapësirave të gjelbra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›