E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri Beqja nuk e ka shkelur kushtetuten

Ka perfunduar mbledhja e keshillit te mandateve te Kuvendit ku eshte shqyrtuar kerkesa e nje grupi deputetesh te Partise Demokratike per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja.

Pas perfundimit te mbledhjes deputeti socialist Damian Gjiknuri ne nje prononcim per mediat ka theksuar se ne mbledhje u degjuan palet. Sipas tij deputeti i qarkut te Shkodres Ilir Beqja nuk e ka shkelur kushtetuten pasi kompania e tij ka marre pjese ne tender kur ai ende nuk e kishte ushtruar detyren e tij si deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Nderkohe kerkesa u dorezua disa dite me pare ne kryesine e Kuvendit me akuzen se deputeti socialist ka shkelur Kushtetuten duke marre pjese ne nje tender gjate kohes qe ishte deputet i parlamentit shqiptar. Me pas vendimin keshilli i mandateve e dergon vendimin ne Gjykaten Kushtetuese e cila vendos per heqjen ose jo te mandatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›