E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Beqjas debate ne Keshill

Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Rregullatores dhe Mandateve u diskutua ne lidhje me heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja kerkese e bere nga nje grup ligjvenesish nga mazhoranca.

Sipas shumices pretendohet se firma private e deputetit Ilir Beqja ka marre pjese ne nje tender ne bashkine e Durresit ne kohen kur kishte marre detyren ne parlament.

Mbledhja eshte zhvilluar me dyer te mbyllura nderkohe Beqja deklaroi se veprimi i tij eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe shtoi se Gjykata Kushtetuese do te vendose per mandatin e tij.

Deputeti tjeter socialist Damian Gjiknuri deklaroi se Beqja nuk eshte perfshire ne konflikt interesi dhe nuk ka asnje shkelje te Kushtetutes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›