E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK kallezon penalisht kreun e PS-se Edi Rama

15-10-2010 / Gazeta 55

Per humbjen e 16 milione dollareve te SHBA-se per Gjykaten Administrative

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ka depozituar dje ne Prokurorine e Tiranes nje kallezim penal per kryetarin e Partise Socialiste Edi Rames me akuzen se i shkaktoi vendit humbjen e 16 milione dollareve donacione te SHBA-se duke mos votua ne parlament projektligjin per Gjykaten Administrative. Drejtuesi i ZMK avokati Altin Goxhaj tha sot pas depozitimit te padise se megjithese Ambasada e Shteteve te Bashkuara beri te qarte publikisht pasojat financiare per shtetin shqiptar nga mosvotimi ne Parlament i Gjykates Administrative nga grupi parlamentar i PS pasi sic dihet ligji kerkon votim te cilesuar cka ben te domosdoshem votimin edhe nga deputete nga Grupi Parlamentar Socialist Kryesia e Partise Socialiste vendosi qe ky ligj te mos votohet duke ndermarre keshtu nje veprim te qellimshem per te demtuar buxhetin e shtetit shqiptar me 16 milione dollare te parashikuara nga Departamenti i Shtetit Korporates Sfida e Mijevjecarit si ndihme per ngritjen e Gjykates Administrative. Sic dihet me 30 Shtator 2010 Grupi Parlamentar Socialist nuk pranoi te votoje ne bllok ligjin per Gjykaten Administrative duke iu bindur qendrimit politik te Partise Socialiste dhe te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise Neni 73 lsquoDeputeti nuk mban pergjegjesi per fjalet e shprehura prej tij ne Kuvend dhe per votat e dhena prej tij. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes cka e ben deputetin te papergjegjshem per veprimin apo mosveprimin e kryer ne kete rast por inspiratori frymezuesi organizatori dhe nxitesi i ketij veprimi eshte kryer nga Kryetari i Partise Socialiste i cili nuk eshte i veshur me asnje lloj imuniteti papergjegjshmerie. Vetem 7 dite me pas perkatesisht me dt. 6 Tetor 2010 Ambasada e Shteteve te Bashkuara publikon nje deklarate te re per shtyp ku shprehet e zhgenjyer per deshtimin per te miratuar ligjin mbi Gjykatat Administrative. Sic rezulton qarte nga deklarata per shtyp e Ambasades se Shteteve te Bashkuara mos votimi i deputeteve socialiste i inspiruar dhe i organizuar nga lidershipi i PS ku Kryetari Edi Rama ka pasur nje rol qendror ka sjelle demtimin e shtetit shqiptar u shpreh Goxhaj. Sipas tij deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA per perberesin e Gjykatave Administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›