E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: Po dhunohet parlamentarizmi

Po ne mbledhjen e djeshme, mazhoranca ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, miratoi ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit. Edhe keto ndryshime, u kundershtuan ashper nga deputetet socialiste te pranishem ne komision. Damian Gjiknuri, u shpreh se ndryshime te tilla jane ne kundershtim me rregulloren e Kvendit dhe dhunim flagrant i punimeve te ketij institucioni. "Ky eshte nje atentat ndaj opozites dhe parlamentarizmit", u shpreh Gjiknuri, duke kundershtuar ndryshimet ne rregullore qe percaktojne ndeshkime me te ashpra per ata deputete qe shkaktojne prishjen e seancave plenare. Po keshtu, nje pike e debatueshme ne mbledhjen e djeshme, ishte edhe fakt qe 60 minuteshi i diskutimit te lire ne Kuvend, i cili deri me sot zhvillohet ne fillim te seances, percaktohet te zhvillohet ne fund te seances, pas procesit te shqyrtimit dhe votimit te projektligjeve. Por sipas demokrateve, ndryshime te tilla propozohen duke u nisur nga incidentet e javeve te fundit qe e kthyen Kuvendin ne nje arene ringu mes te "fortesh". Nje tjeter pike e ndryshuar eshte ajo qe ben fjale per ndeshkimin e deputeteve qe thyejne rregulloren e Kuvendit. Ky ndryshim parashikon trefishimin e penaliteteve financiare, ndaj deputeteve qe shkelin rregulloren. Aktualisht, ndeshkimi maksimal per nje deputet qe demton seancen plenare, eshte perjashtimi per dy jave nga pjesemarrja e tij ne komisionet parlamentare dhe ne seancat plenare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›