E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata zgjidh martesën 17-vjeçare të Ema Andreas

TIRANE- Merr fund martesa e aktores së njohur, Ema Andrea. Dje më në fund gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën për divorc mes çiftit Ema Andrea dhe Kostandin Kapo, çka ka vendosur përfundimisht ndarjen e tyre. Mirëpo gjatë seancave të mëparshme, aktorja dhe pedagogia e Akademisë së Arteve i kishte kërkuar gjykatës edhe kujdestarinë e bijës së tyre, Sarës, ndërsa ka pasur të mirësqaruara edhe detyrimet mbi të atin për të. Kërkesa për ndarjen e tyre në gjykatë u depozitua në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa seancat gjyqësore për të mundësuar divorcin e tyre nuk kaluan pa zhurmë në media. Në arsyet e dhëna në gjykatë nga të dy bashkëshortët është shpjeguar se në të vërtetë, martesa e tyre kishte pësuar krisje prej shumë vitesh dhe se në përpjekjen e tyre për ta shpëtuar, që të dy kanë dështuar. Së paku ky ka qenë versioni i përpjekjeve të tyre për vite me radhë, të cilët kanë jetuar veçmas, por pa ia dalë të jenë bashkë dhe në martesë.
Kështu, gjykata realizoi edhe seancën e pajtimit mes tyre, por që mbeti vetëm një procedurë e radhës, pasi aktorja e njohur ishte e bindur jo vetëm në marrjen fund të martesës, por se ishte edhe koha e duhur e zgjidhjes ligjore të kësaj martese lidhur plot 17 vite më parë. Aktorja në seancat e mëparshme ka kërkuar nga gjykata marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre Sara Kapo, si dhe caktimin e një pensioni ushqimor në favor të saj në masën 25 mijë lekë të reja në muaj. Kjo do të vendoset në një seancë tjetër. Po ashtu, aktorja kërkoi që i ati i vajzës të ketë mundësi takimi me të, duke përcaktuar çdo ditë të enjte të javës nga ora 16.00-19.00, të shtunën e parë dhe të tretë të çdo muaji nga ora 10.00-16.00, si edhe një muaj gjatë pushimeve verore.
(GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›