Lum kerkesash per doktorature
Ndryshe nga vitet e kaluara, në fakultetet e universitetit të Tiranës, ka një fluks kërkesash për të ndjekur shkollën doktorale. Ky fenomen është vënë re në Fakultetin e Histori- Filologjisë. Përballë kërkesave të shumta, dekani Shezai Rrokaj, thotë se si kriter bazë do të jetë nota mesatare.
Por dekani Rrokaj shprehet se duhet të ketë një rishikim të ligjit të arsimit të lartë, që mos të ndodhë masivizim i doktoraturave ashtu si ndodhi me masterat. Aplikuesit duhet të mendojnë se me shkollën doktorale mund të specializohesh ose për kërkime shkencore ose për diplomaci. Sipas tij doktoratura nuk ofron vende të tjera pune, pavarësisht se arsimimi arrin në nivelet më të larta.
Pas mbylljes së aplikimeve, pritet që pas mesit të muajit mars të fillojë edhe procesi mësimor për doktoraturën e cila zgjat tre vjet.
Edlira Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e hënë , 21 shkurt 2011 )